Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2016 është vendosur që të shpallet më vonë në Oslo, kryeqytet i Norvegjisë.

Fituesi i Çmimit prestigjioz është zgjedhur nga lista prej 376 kandidatesh – 228 prej tyre janë individë dhe 148 janë organizata.

Megjithatë, kush dhe çfarë do të jetë fituesi, kjo është vendosur të mbahet shumë sekret.

Me gjithë këtë, në listën e konkurrentëve kryesorë shfaqen Helmetat e Bardha të Sirisë dhe negociatorët e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Një numër i sugjerimeve për fituesin ne çmimit Nobel kanë përfolur edhe Donald Trump për “paqe të fuqishme përmes ideologjisë së fortë”.

Helmetat e Bardha të Sirisë, vullnetarët që nxorën viktimat nga ndërtesat e shembura në shtetin e luftës, duket se janë zgjedhja favorite e publikut. Një peticion që mbështet këta për çmimin është firmosur nga më shumë se 304,000 spersona.

Por Komiteti është i njohur për mospërfillje të pritshmërive.

Vitin e kaluar, çmimi shkoi për Kuartetin e Dialogut Kombëtar Tunizian, një grup që ndihmoi vendin për tranzicionin drejt Demokracisë, në vend të Angela Merkel-  e cila u bë e njohur botërisht se po konkurronte për çmimin për shkak të punës me refugjatët.

/ Sipas BBC/