( Foto e transmetuar nga kryeministri Rama ku uron banorët e Unazës që sipas tij, ‘po ndahen nga lukunia e SHQUP’)/

Po arrihet ajo çfarë pritej: Rreth rrotullimi dhe Unaza e Re e zgjeruar në kryeqytet- do të arriheshin me patjetër. Edhe projektet e tjerë të parashikuar për zhvillimin e vendit do të arrihen.

Banorët e anës së unazës së re prej disa ditësh, të nxitur nga politika opozita, bllokuan rrugën duke vonuar procesin e punimeve. Në fakt banorët në përgjithësi kanë dëshmuar një ndërgjegje më të pastër se sa politikanët, të cilët tentuan ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e disa banorëve për të marrë pushtet, siç ka deklaruar kryeministri Rama.

Por me sa duket ka ardhur dita që edhe politikanët që nxitën ‘rezistencën ’ e banorëve kundër ndërtimit të rrugës, të largohen nga ideja e okupimit të Unazës.

Sot ishte një ditë më e qetë në Unazë dhe punimet kanë nisur.

Shenjat se ‘odiseja’ e gjatë e pengesave në unazë po mbaron, u dhanë sot.

Kryeministri Rama falënderoi banorët e unazës që nisën të largohen; kryetari i Bashkisë, Veliaj, gjithashtu tha se ka nisur puna për zhvendosjes e familjeve të shpronësuara në unazë; mediat dëshmuan se janë hequr shtyllat elektrike nga rruga ku do të vazhdojnë punimet.

Të tjera pamje janë këtu: Sot kishte vetëm pak banorë që dolën në rrugë për të protestuar, politikanët nuk u dukën mes tyre.

Edhe pse për pak minuta u bllokua rruga automobilistike, ajo është liruar menjëherë.

Protesta e banorëve të Unazës ka zgjatur 24 ditë. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Veritas.com.al/