Ati i Shenjtë do të vizitojë Bukureshtin dhe vende të tjera në Rumani pranverën e ardhshme. Kjo është vizita e dytë e një Pape Katolik në vendin e shumicës ortodokse.

Nga: Andrea Ripamonti/

Administrata presidenciale rumune ka njoftuar se Papa Françesku do të kryejë një udhëtim apostolik në Rumani nga 31 maji deri më 2 qershor 2019.

Papa do të shkojë në Bukuresht, Iasi, Blaj dhe në Shenjtin Marian të Şumuleu Ciuc. Programi i detajuar i udhëtimit do të publikohet në një moment  të mëvonshëm.

Ati i Shenjtë ishte ftuar personalisht nga Presidenti Klaus Iohannis që vitin e kaluar, kur ai kishte shkuar në një vizitë zyrtare në Vatikan.

Ipeshkvijtë katolikë të Rumanisë përshëndetën me gëzim dhe mirënjohje lajmin e vizitës së Papa Françeskut dhe u kërkuan të gjithë besimtarëve dhe njerezve të vullnetit të mirë që të bashkohen në lutje me shpresën qe kjo ngjarje mund të pasurojë jetën shpirtërore të të krishterëve rumunë dhe për të promovuar mirëqenien dhe unitetin e të gjithë shoqërisë rumune.

“Shpresojmë që prania e Pasardhësit të Pjetrit në Rumani mund të frymëzojë vendin tonë për të bashkuar gjithçka që është e mirë dhe e vlefshme në favor të vendit dhe të së mirës së përbashkët. Gjithashtu shpresojmë të vazhdojmë dialogun me kishat e tjera të krishtera “, ka deklaruar Lucian Mureşan,arqipeshkvi i madh i Kishës greko-katolike rumune dhe president i Konferencës Episkopale lokale.

Vizita e parë dhe e vetme e një pape në vendin ortodoks daton në maj të vitit 1999 kur Gjon Pali II e pranoi ftesën e Patriarkut Teoktist të atëhershëm, duke shënuar vizitën e parë të një pape ne një vend ortodoks pas shpërbërjes së Lindjes.

Megjithatë, Rumania nuk do të jetë i vetmi vend ortodoks që Papa Françesku do të vizitojë gjatë vitit 2019. Që në dhjetor të vitit të kaluar,ne fakt Selia e Shenjtë kishte zyrtarizuar një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoni, i cili do të kryhet ndërmjet 5 dhe 7 maj.

Veritas.com.al/