Lush Ndoci është një fshatar nga Shkodra, që tani e quajnë ‘fermer’.  Fermeri është vendosur sot në kushtet e ndalimit nga Policia pse bagëtitë e tij zunë rrugën automobilistike mes Shkodrës dhe Lezhës. Në vend që të ‘kallëzoheshin’ bagëtitë për krim, ndalohet i zoti i tyre. Është njësoj si të ndalosh një kryepolitikan kur gabojnë njerëzit që ai i quan ‘dele’.

Bllokimi për disa çaste i rrugës automobilistike nga dhitë e tij, i ka kushtuar shumë fermerit Lush Ndoci. Ai është ndaluar nga policia, nën akuzën e ‘bllokimit të rrugës si protestues i PD’.

Sipas burimeve ai është shoqëruar për në policinë e Shkodrës.

Lush Ndoci mësohet se faturohet çdo muaj nga 30 mijë lekë për çdo muaj si konsumator i energjisë elektrike, edhe pse nuk ka energji elektrike në shtëpi.

/Veritas.com.al/