Presidenti Bajram Begaj ka uruar  festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Elbasanit. Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë të shkojë në xhaminë qendrore të Elbasanit.

Nga aty, Begaj ka theksuar se në këtë qytet besimtarët janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, duke shpresuar që kjo të trashëgohet ndër breza.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit. Pas një muaj të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët janë përkushtuar, besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër Zotit dhe me lutjet e tyre të pranuara besoj do të jenë qytetarë të denjë për veten e tyre, familjet dhe shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në 1608, Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe 1967 u shkatërruar dhe fal zotit u rindërtua përsëri në të njëjtin vend. Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku besimtarët janë në harmoni. Kjo është një vlerë e madhe njerëzore që shpresoj ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë për çdo besimtarët”, u shpreh presidenti.