Pas një heshtjeje të gjaët të presidentit ndaj detyrimit për të emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, sot ai zgjodhi njërin mes katër kandidatëve: Besnik Muçin.

Ky është i pari gjyqtar që dekretohet në këtë Gjykatë pas procesit të vetingut.

Prokurori i Krimeve të Renda, ish-kandidat për Kryeprokuror u konfirmua në detyrë më 1 Gusht 2018 nga vetingu, pasi kaloi në të dyja shkallët e vetingut. Ai e ka ankimuar skualifikimin nga gara për Kryeprokuror.

Besnik Muçi u zgjodh nga Meta mes 4 kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Emrat e tjerë ishin Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Regleta Panajoti.

Në dekretin e tij Meta nënvizon zvarritjen që sipas tij u ka bërë KED emërimeve në Gjykatën Kushtetuese që ka mbetur vetëm me Vitore Tushën anëtare, së cilës gjithashtu i ka mbaruar mandati.

Por menjëherë pas dekretimit të Metës, komisioneri Publik ka bërë të ditur një dokument ku del se Besnik Muçi ka pasur tre lidhje të papërshtatshme me elementë kriminalë. Dokumenti është deklasifikuar dhe është gati për t’u bërë publik.

Veritas.com.al