PRISHTINË– Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Tubimi ka nisur në orën 12:00, ndërsa shqiptarët kundërshtojnë të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e  UÇK-së.

Ne nuk e pranojmë këtë aktgjykim”, thanë qytetarët nga podiumi i vendosur në shesh. Ata kërkuan liri për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një tjetër shtoi se: “Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, por gjithë Kosova është me ta. E vërteta mund të vonojë, por ajo gjithmonë triumfon

Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burg, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *