Italia ka sjellë në Tiranë ambasadorin e saj të ri, pasi Massimo Gaianit i mbaroi mandati. Alberto Cutillo është emri i ambasadori i ri, i cili do të mbajë këtë post për diasa vite.

Por kush është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë?
Alberto Cutillo i është bashkuar shërbimit diplomatik italian në vitin 1986, ku ka punuar në Francë, Arabinë Saudite, Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Puna e tij e fundit ka qenë në marrëdhënie multimediale, ndërsa konfliktit me çështjet e emigracionit ai është fokusuar në çështje humanitare.
Ai është autor i disa artikujve në marrëdhëniet shumëpalëshe si dhe lektor i rregullt në Universitetin e Bolonjës.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ka bashkëpunuar me Qendrën për Zgjidhjen e Konflikteve Ndërkombëtare në Shkollën e Çështjeve Publike të universitetit të Kolumbias, si dhe Akademisë për Paqen Ndërkombëtare me të cilin në vitin 2006 botoi librin me titull: Një rishikim i 15 viteve drejt ndërtimit të paqes.