Shqipëria është cilësuar si një nga 12 destinacionet perfekte për vitin 2024, nga prestigjozja “Washington Post”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin në rrjetet sociale, teksa shkruan se gjiganti mediatik nuk ka lënë jashtë liste edhe Tiranën për eksperienca të jashtëzakonshme të kulinarisë dhe historisë.

“Washinton Post sugjeron 12 destinacionet perfekte për vitin 2024. ‘Në rivierën shqiptare mund të gjeni një konstelacion qytetesh të vogla si Dhërmiu’, shkruan gjiganti mediatik pa lënë jashtë liste edhe Tiranën për eksperienca të jashtëzakonshme të kulinarisë dhe historisë”, shkruan Rama në Facebook.