Banorët pranë zonës shpërthimit në Sarandë, janë ende të tronditur, nga gjithë sa ndodhi mëngjesin e sotëm.

Për ABC News, disa prej tyre u shprehën se munduan fillimisht se ishte tërmet.

“C’faj kemi ne që na tronditën edhe bukën s’na lanë të hamë. Thamë se mos ra pallati. Thash se u fundos pallati në tokë. Isha zgjuar, deri tani s kam marrë frymë. Nuk mbledhim dot veten. Tërmetin nuk e mendova, dukej se ishte shpërthim. U cova menjëherë dola në ballkon. Jam e sëmure me azëm.” -thotë një e moshuar.

“Thash se qe tërmet në atë kohë. Por shpëtuam. E dëgjova shumë mirë, më zgjoi zhurma. M’u duk si tërmet në fillim” shprehehet një tjetër banore.

“E dëgjuam ishte shumë I madh. Thamë se gjëmoi” thotë një cift të moshuarish.