Pas sekustrimit te impiantit te mbetjeve te Tiranes nga SPAK, ka reaguar menjehere kreu i bashkise se kryeqytetit Erion Veliaj, i cili e ka quajtur nje vendim me se te mirepritur.

Njeheresh Veliaj eshte shprehur dhe kunder akuzave te portaleve dhe Berishes, duke deklaruar se ata akoma nuk e kane marre vesh se eshte nje epoke tjeter

Postimi i Veliajt

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter!

Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes.