Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të mbrojtur rajonin e Ballkanit Perëndimor ndaj manovrave dashakeqëse ruse që kanë si synim kryesor destabilitetin.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e beri të qartë se Washingtoni do të vijojë të vendosë masa ndëshkuese ndaj individëve dhe ndaj entiteteve qe kercenojne integritetin e institucioneve shteterore ne rajon.

Miller shkroi se “Duke iu kundërvënë veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara njekohesisht angazhohet per te ndeshkuar aktoret e korrupruar qe perpiqen te minojne institucionet shteterore ne te gjithe rajonin.”

Shtetet e Bashkuara te Amerikes sanksionuan nje dite me pare 10 individe nga vendet e Ballkanit Perendimor per perhapje te ndikimit rus ne rajon dhe perfshirjen e tyre ne akte korruptive.
Ne mesin e indiviteve te sanksionuar ishin zyrtare te larte nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane bere te qarte edhe me pare nepermjet qendrimeve te tyre zyrtare se do te vijojne luften e tyre kunder ndikimit dashakeqes rus ne Rajonin e Ballkanit Perendimor qe synon te kercenoje sundimin e ligjit, stabilitetin dhe sovranitetin ne rajon