Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores e Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Vendimi u dha sot nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin.

Duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.

Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ndër të tjera flitet edhe për një godinë 5 kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshm.

“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord te kunatit ne Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit.”, u tha sot nga KPA.