‘Ballkani zonë tërmetesh, por nuk ka vend për panik”. Ky është sinjali i parë që japin sizmologët menjëherë sapo pyeten mbi alarmin që shkaktoi presidenti Meta se do të na godasë një tërmet apokaliptik, dmth, fundi i botës.

Por ekspertët janë të saktë dhe të kujdesshëm, ata e ulin tensionin e shkaktuar me elementin e parë se tërmetet nuk mund të maten; pra as presidenti nuk e mat dot.

Paralajmërimi i presidentit Ilir Meta se Shqipëria mund të përfshihet nga një tërmet apokaliptik hidhet poshtë nga sizmiologët. “E pamundur të parashikohen tërmetet nga pikëpamja shkencore”, shprehet sizmiologu Hamza Reçi, një ish student i shkencëtarit grek Akis Tsenelis, të cilit i referohet në deklaratën e tij presidenti Meta.

Hamza Reçi, sizmolog:

‘Nuk mendoj që profesori Akis Tsenelis të këtë bërë këtë deklaratë pasi nga pikëpamja shkencore nuk është e mundur që të parashikohen tërmete”, tha eksperti per Tv Klan.

Edhe pse Ballkani është një zonë sizmike, për qytetarët shqiptarë nuk ka vend për të krijuar panik.

Debati që ka dominuar këto ditë edhe mediat greke është nëse tërmetet mund të parashikohen, pasi shkencërisht një gjë e tillë nuk është provuar dhe shkencëtarët janë të një mendjeje se tërmetet janë të paparashikueshëm.

VERITAS.COM.AL