Sot, e marte,  ka nisur shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për 30 qershor nga KQZ-ja për në KZAZ-të. Deri më tani fletët e votimit  janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës dhe Elbasanit. Shqiptarja.com mëson se në qytetin e Krujës dhe në qytetin e Fierit fletët e votimit kanë nisur shpërndarjen që ditën e shtunë.  Ndërkohë që pritet  të shpërndahen në të gjitha qendrat e KZAZ-ve në qarqet e vendit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë  e Mbrojtjes.

Në vendin tonë janë vendosur 3 606 815 fletë votimi.

Kjo procedurë vjen në një moment mjaft të tensionuar, ku dy parti, LSI dhe PD vijojnë të paralajmëroi se do të pengojë me çdo kusht zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa edhe presidenti Meta ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Veritas.com.al/