SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar për “fshehje të pasurisë”, shkruan A2 CNN. Por Lulo nuk rrezikon të shkojë në qeli, pasi përfundimisht SPAK kërkoi pezullim të dënimit me burg dhe dhënien e dënimit alternativ 2 vjet në shërbim prove.
Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte magjistrati i parë që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij qindra mijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.
Komente