Gati drafti per strehimin social.Qeveria ka dorëzuar në kuvend nismën ligjore e cila pritet të nisë diskutimin në komisionet parlamentare për tu  miratuar më pas në kuvend. Në projektligj përfshihen  si ketegori përfituese përveç familjeve me të ardhura të ulëta edhe të rinjtë deri në 29 vjeç që janë në pesë vitet e para të karrierës profesionale .

Sipas ligjit  në kategorinë student përfshihen personat deri në moshën 29 vjeç, që janë të   regjistruar dhe që ndjekin një program studimi në një institucion të arsimit të lartë, publik ose privat,

Kusht është fakti se të rinjtë nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ndjekin studimet dhe që plotëson kriteret e tjera, të përcaktuara në këtë ligj.

Në draft parshikohet edhe vënia në dispozicion e fondeve të buxhetit për financimin e programeve të veçanta të strehimit, sic është  subvencionimi i qirasë, në kuadër të zbatimit programit të banesave sociale me qira.Për studentët pritet që mbështetja financiare të jetë sa gjysma e vlerës  për një  vlerë qiraje deri në 500 euro .Megjithatë detajet pritet të përcaktohen më pas me vkm

Mbështetja për strehimin social  synon të shtrihet edhe te familjet njëprindërore me fëmijë, punonjësit e shërbimeve publike dhe profesioneve prioritare, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, si dhe qytetarët e rikthyer nga emigracioni.

Në draft ëshët rishikuar edhe mënyra e përzgjedhjes së fituesve e cila do të realizohet sipas nëj sistemi vlerësimi me 100 pikë.

Secili nga katër kriteret e përcaktuara në ligj do të ketë peshën prej 25 pikësh, ndërsa shpërndarja e detajuar e pikëve do të miratohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Bashkitë do të përgatisin listat paraprake të përfituesve dhe do t’ia përcjellin Agjensisë Kombëtare të Strehimit e cila do të planifikojë zbatimin e programeve duke marrë parasysh numrin e aplikantëve, burimet financiare dhe politike./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *