Një sukses të radhës së policisë së Shtetit, e konsideroi ministri I brendshëm Taulant Balla, operacionin Tempulli 2, në kuadër të të cilit u arrestuar rreth 270 persona.
“Kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të Tempulli. Ka disa suksese, ka qenë një operacion i madh në shkallë kombëtare, suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi patur rrjedhje të informacionit. Urdhrat e lëshuar, janë realizuar me suksese. Biem dakord me të gjithë banorët se na duhet të rrisim prezencën tonë në territor për shkolla të sigurta. Edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe kraharuas me pritshmëritë. Edhe gjatë këtij operacioni kemi një numër armësh pa leje të sekuestruara.” -tha Balla në një prononcim për mediat.
Ndër të tjera Balla u shpreh se Kodi i ri Penal, i cili është në hartim do të shtrohet për diskutim publik dhe se pjesë e tij do të jetë edhe lehtësitë ligjore për personat që dorëzojnë armët pa lejë në mënyrë vullnetare./