Një shënim i shkurtër që Albert Einstein i dha një korrieri në Tokyo ku përshkruhet shkurtimisht teoria e tij mbi jetën e lumtur u shit në një ankand në Jerusalem, ditën e Martë, për 1.56 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandeve.

Blerësi është një Europian i cili dëshironte të mbeten anonim, tha zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve.

“Jam vërtet i lumtur që ka akoma disa njerëz që janë të interesuar rreth shkencës dhe historisë”, tha shitësi për AFP.

Shënimi, i vendosur në Hotelin Imperial në Tokyo, thotë në gjermanisht se “një jetë modeste dhe e qetë sjell më shumë gëzim”.

Shënimi i dytë i Einstein e shkruar në të njejtën kohë, shkruan: “kudo ku vullnet, ka rrugë”, u shit për 240,000 dollarë, sipas shtëpisë Winner.

Veritas.com.al/