Vala e infektimeve nga gripi është në rritje. Kjo favorizuar dhe nga moti i ftohtë. Vetëm në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në javën e parë të janarit kanë kërkuar ndihmë rreth 500 persona për shkak të problemeve të shkaktuara prej tij.

“Faktor negativ eshtë ulja e temperaturave, viruset në temperatura të ulta janë më aktiv. H3N2 njihet nuk është një formë e rë që të themi ka ndryshuar shtami. Në javën e parë të janarit kemi pasur rreth 500 thirrje pa pasur  parasyshë ata  që paraqiten vetë në spitale. Jemi në fazën e parë të rritjes së infeksionit të gripit   në këtë moment. Tek gripi 80 -90 % e tyre rrinë në banesë, shumë pak i referohen spitalit nga ne, dhe jane ata që i përkeqësohen simptomat në fazen e dytë”.

Gripi sipas Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skëndër Brataj po dominon dhe ndaj Covid. Tirana kryeson  për numrin e të prekurve. Ndërsa ata që i janë drejtuar më shumë spitaleve janë  më të vegjlit.

“Numrat patjetër që janë të shtuar, bie në sy më shumë Tirana, për arsye se qyteti më i madh edhe pacienti që paraqitet më shumë është fëmija sepse kujdesi ka gjithmonë një mbivlerësim”. 

Mjeku apelon për ta parandaluar infektimin duke shmangur mjediset e mbyllura e të mbipopulluara dhe ajrosjen e shpeshtë të tyre. Por në rast prekje mjeku këshillon.

“Dita e parë nuk ke pse shkon askund, është mjekim simptomatik kujdesi më i madh duhet të bëhet tek ajrosja tek hidratimi i fëmijës se disekulibrohen më shpejt se të rriturit. Temperatura është problem kur kalohet 39. Rritja nuk është gjë e keqe, është tregues që organizmi reagon fuqishëm karshi virusit,  kujdesi  duhet bërë mos kalojë 39 dhe të parandalojmë ndonjë pasojë si konvulsionet që janë në përqindje shumë  të vogël. Nëse keto shenja fillojnë ditët e para 2- 3 ditë dhe fillojnë të bien domethënë  është drejt shërimit,  nëse rishfaqen pas disa ditësh temperatuara apo rëndesë simptomash si frymamrrje e shpejtë irritimi ose përgjymje ose qarje pa lot dehidratim aty  duhet shkojë tek specialist”.

Pavarësisht se këtë periudhë numri i thirrjeve drejtuar Urgjencës Kombëtare është shtuar drejtori Skënder Brataj   thotë se nuk jemi si në përiudhën e pandemisë. Sipas tij ndodhemi në një sezon normal gripi dhe viruesesh të stinës.