Fjalët e profesorit Zangrillo kanë tronditur botën shkencore. Por nje studim shpjegon qartë se çfarë po ndodh

Valentina Dardari

Polemika mbi polemika pas fjalëve të pronancuara nga Profesori Alberto Zangrillo gjatë nderhyrjes së tij televizive dje, e diel 31 maj.

Kreu i San Raffaeles në fakt kishte pohuar se, nga pikëpamja klinike, koronavirusi nuk ekziston më. Hapu qiell. Shpërtheu menjëherë polemika, sepse ato që u thanë u konsideruan nga shumë njerëz si fjalë mashtruese, bartëse të një mesazhi të gabuar që mund të çojë në sjellje të gabuara nga popullata. Edhe Zangrillo  replikoi në mbrëmje, duke shpjeguar këndvështrimin e tij dhe duke pohuar se Italianët meritojnë të dinë të vërtetën, domethënë se provat klinike thonë se virusi nuk ekziston më.

Studimi i San Raffaeles

Gjithçka buron nga një studim i kryer nga Spitali San Raffaele në Milano, afër botimit në një reviste shkencore, sipas të cilit midis marsit dhe majit sasia e virusit të pranishëm në subjekte pozitive u ul ndjeshëm. Siç është raportuar nga Corriere, Massimo Clementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në San Raffaele dhe profesor në Universitetin Vita-Salute, si dhe kurator i studimit, shpjegoi: “Ne analizuam 200 nga pacientët tanë duke krahasuar ngarkesën virale të pranishme në mostrat e marra me tampon. E pra rezultatet janë të jashtëzakonshme: aftësia replikuese e virusit në maj është dobësuar jashtëzakonisht në krahasim me atë që patëm në mars. Dhe kjo prek pacientët e të gjitha moshave, përfshirë edhe ata mbi 65 vjeç.

Tani është një sëmundje ndryshe

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që virusi është zhdukur, nuk ka asnjë provë të besueshme për këtë. Por ajo që ka ndryshuar është manifestimi klinik. Ky ndryshim gjithashtu mund të jetë për shkak të kushteve klimatike, të cilat tani janë më të favorshme. Clemeti shtoi se “tani ne po shohim një sëmundje të ndryshme nga ajo që kemi parë te pacientët në Mars-Prill. Skartimi është shumë i ulët dhe është një fakt që besojmë se është shumë i rëndësishëm. Për më tepër konfirmohet nga praktika: jo vetëm që nuk kemi më shtrime të reja me Covid në kujdesin intensiv, por as edhe në kujdesin gjysmë intensiv. Në javët e fundit disa pacientë kanë mbërritur të gjithë me simptoma të buta “.Është e mundur të përcaktohet sasia e virusit të pranishëm në një subjekt pozitiv përmes teknikave sasiore, të përdorura në të kaluarën edhe për SIDA-n. Këto sisteme lejojnë matjen e acideve nukleike, në rastin specifik SNA-CoV-2 ARN, d.m.th. kopjet e virusit që mund të zbulohen në Rhino-faringun e pacientit.

Studimi analizoi 200 tamponë dhe rezultati ishte univok: një ndryshim jashtëzakonisht i rëndësishëm midis ngarkesës virale të pacientëve të shtruar në spital në mars dhe atyre në maj. Shkaqet e dobësimit të virusit janë ende një mister. Një hipotezë është se ka ndodhur bashkë-adaptimi me mysafirin . Kjo ndodh shpesh kur një virus vjen në kontakt me njerëzit. Virusi dëshiron të jetojë, nëse në vend të kësaj vdes mysafiri i tij, edhe ai ka mbaruar.

Dhe tani çfarë na pret?

Ende pasiguri për atë që do të ndodhë me ardhjen e vjeshtës. Clementi në të vërtetë ka saktësuar se “askush nuk mund ta dijë me siguri nëse do të ketë një valë të re infektimesh, kishim frikë edhe për Sarsin,por nuk ndodhi dhe vërtet virusi u zhduk.Sa i përket Sars-CoV-2,mund të ketë shpërthime lokale dhe se si ne do të reagojmë do të jetë vendimtare, duke i izoluar ato,duke identifikuar kontaktet dhe duke i besuar pacientët tek mjekësia lokale duke lënë spitalet vetëm për rastet e renda ”.Guido Silvestri,virolog dhe profesor në Universitetin Emory në Atlanta, duke folur për studimin e San Raffaeles, i përcaktoi të dhënat laboratorike si shumë të qëndrueshme.

VERITAS.COM.AL