4 qytetarë kanë humbur jetën, si pasojë e Covid 19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Rastet janë evidentuar pas 5637 testimeve të kryera në të gjithë vendin.

Aktualisht janë 10.915 pacientë aktivë, ndërsa të shtruar në spital janë 103 persona, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.

231 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në Tiranë, 99 në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 në Durrës, 36 qytetarë në Kavajë, 29 në Sarandë e Berat, 27 në Elbasan, 26 në Vlorë, 25 qytetarë në Vau i Dejës, 23 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 qytetarë në Krujë e Pogradec, 16 në Kukës, 12 Malësi e Madhe, 11 në Kamëz, 10 në Divjakë, 7 qytetarë në Shijak, Fier, Korçë, Kuçovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 në Has, 2 në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Policcan, Belsh, Prrenjas, nga 1 qytetar në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 katër qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.