AFPMaj 4, 2020,

Funerali i liderit të Jugosllavisë komuniste Josip Broz Tito, më 8 maj 1980, në Beograd

Paris (AFP) – Lideri i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në 4 maj 1980, vetëm disa ditë para ditëlindjes së 88-të.

Kishte një derdhje emocionesh për vdekjen e Titos, i cili nuk pranoi të linte vendin e tij Ballkanik të binte nën gishtin e madh Sovjetik dhe mbajti së bashku një federatë të etnive dhe feve të ndryshme.

Ja një rrëfim për vdekjen dhe funeralin e tij, bazuar në kopjen e AFP nga ajo kohë.

– ‘Shoku Tito ka vdekur’ –

Të Dielën,4 majtit, Tito përshkruhet se ishte në një gjendje “shumë të rëndë” dhe “kritike” në buletinet më të fundit, të cilat raportuan azhurnime për shëndetin e tij, pasi ai u shtrua në spital në Ljubljana gati katër muaj më parë.

Lajmi për vdekjen e tij më në fund vjen në mbrëmje herët, në një deklaratë të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe Presidencës.

“Shoku Tito ka vdekur”.

I drejtohej “klasës punëtore, të gjithë njerëzve që punojnë dhe qytetarëve dhe të gjitha kombeve dhe kombësive të Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”.

Kur vdiq,Tito peshonte vetëm rreth 40 kilogramë (88 paund).

Ai ishte shtruar në spital në janar pas problemeve me qarkullimin e gjakut shkaktuar nga diabeti dhe këmbën e majtë e kishte të prerë,përpara se të vuante ndërlikime të shumta.

Buletinet ditore të shëndetit kishin përshkruar dështimin e veshkave, pneumoni, septikemi,hemoragji të brendshme,dëmtim të mëlçisë dhe një gjendje komatoze.

– Shtatë ditë zie –

Televizioni fillon të transmetojë një homazh të gjatë për njeriun që drejtoi rezistencën komuniste ndaj pushtuesve Nazi Gjermanë, përpara se të themelonte republikën popullore në 1945.

Ai adoptoi pseudonimin Tito në vitet 1930 pas pesë vjet burg për aktivizëm në Partinë Komuniste Jugosllave,e cila ishte ndaluar në atë kohë.

I shkolluar në Moskë, në fund të Luftës së Dytë Botërore ai u bë udhëheqës i një grupi kombesh që kishin jetuar në një gjendje dyshimi dhe urrejtjeje të ndërsjellë që i kishte copëtuar ata për shekuj. Tito ruajti unitetin me një dorë të hekurt.

Njeriu që do të emërohej presidenti i përgjithshëm i Jugosllavisë u nda me liderin Sovjetik Joseph Stalin në 1948 dhe bashkëthemeloi Lëvizjen e Mos-Angazhimit, duke grupuar shtetet që mbrojnë një kurs të mesëm midis bllokut Lindor dhe Perëndimor.

Me një dashuri për cigaren dhe i veshur zakonisht me një uniformë glemur ose një kostum të bardhë,Titos i pëlqente të priste liderat botërorë dhe yjet e Hollivudit në vilat e tij në arkipelagun Brioni në Kroaci ose në jahtin e tij në Adriatik.

Shtatë ditë zie kombëtare u dekretuan gjatë të cilave në radio luhej dhe këndohej simfoni funebre radhazi.

Të nesërmen,më 5 maj,arkivoli i tij vendoset në bordin e “trenit blu” zyrtar presidencial i cili udhëtonte nga Ljubljana për në Beograd përmes Zagrebit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij Zarko dhe Misa, kështu që të gjithë mund ta përshëndesnin në zi.

– homazh popullor –

Jugosllavët ndjekin itinerarin,shumë në lot. Poema e devotshmërisë “Shoku Tito, nga rruga juaj nuk do të largohemi!” tingellon në të gjithë vendin.

Në Beograd portretet me fjongo të zeza shfaqen në xhamat e dyqaneve, së bashku me parulla të mëdha të kuqe që mbajnë slogane në nder të tij: “Tito, emri yt është liria”.

Disa orë para mbërritjes së trenit, turma konvergjon në shi në parlamentin federal Jugosllav ku trupi do të shtrihej solemnisht.

Qytetarë në radhë ditë e natë para arkivolit të zbukuruar me flamurin jugosllav të stampuar me një yll të kuq.

Një grua fshatare e moshuar në shami të zezë, fytyra e saj e buluar me dhimbje, gjunjezohet dhe më pas bën shenjën e kryqit para arkivolit.

Pas saj një ish anëtar i lëvizjes partizane jugosllave antifashiste, kraharori i zbukuruar me medalje, bën përshëndetjen komuniste të rinisë së tij.

– Brezhnjev në funeral –

Lidera nga e gjithë bota udhëtojnë për funeralin e të enjtes, 8 maj.

Ato përfshijnë udhëheqësin Sovjetik Leonid Brezhnjev, Helmut Schmidt të Gjermanisë Perëndimore, Erich Honecker të Gjermanisë Lindore dhe Margaret Thatcher të Britanisë.

Arkivoli është montuar në një grumbull toke në kodrën Dedinje, me pamje nga Beogradi, me tingullin e “Internacionales” – himni i lëvizjes socialiste – i ndjekur nga himni jugosllav. Sirenat bien në të gjitha qytetet e vendit dhe portet.

Tito zgjodhi të prehej brenda mureve të rezidencës së tij private në rrugën Uzicka. Mauzoleu mban fjalë të thjeshta të gdhendura me shkronja të arta: Josip Broz Tito 1892-1980.

Jugosllavët dhe vizitorët e huaj po ashtu pyesin nëse vendi do të arrijë të ruajë unitetin e tij të brendshëm dhe pavarësinë.

Disa kanë frikë se do të bjerë pre e ekspansionizmit të përtërirë Sovjetik, BRSS kanë pushtuar Afganistanin disa muaj më parë.

Siç rezulton, regjimet komuniste të Evropës do të binin njëra pas tjetrës nga viti 1989.

Federata Jugosllave që përbëhet nga gjashtë republika – Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia – zhytet në një krizë ekonomike dhe politike e cila do të ringjallë nacionalizmin.

Në vitet 1990 ajo shembet në një seri luftërash që shkatërruan më shumë se 130,000 jetë,duke e kthyer përfundimisht faqen mbi “titoizmin”.