Ka shkuar në 989 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, me 8 raste te reja, 5 ne Tirane, 2 ne Durres dhe nje ne Kruje.

Te dhenet e reja jane bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e situatës më të fundit të koronavirusit në vend, pas testimeve të bëra në rastet e dyshuara gjatë 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar“, deklaroi Ministria.

VERITAS.COM.AL/