Anarkistët e grupit “Ruvikona” sulmuan me bojëra dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë, sot e mërkurë, rreth orës 04:00.

Sulmi ndaj ambasadorit përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit”, Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu, ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar aktin e anarkistëve një ‘sulm vandalësh’, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.

Veritas.com.al/