Të shtunën, Riadi hodhi poshtë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e 18 Sauditëve të kërkuar për vrasjen e gazetarit kritik Jamal Khashoggi, ndërsa Washington ka paralajmëruar se kriza rrezikon destabilizimin e Lindjes së Mesme.

“Personat janë me kombësi Saudite. Ata janë të ndaluar në Arabinë Saudite, dhe po hetohen në Arabinë Saudite, dhe do të dënohen në Arabinë Saudite”, tha ministri i Jashtëm, Adel al-Jubeir gjatë një forumi për mbrojtjen rajonale në Bahrain.

Veritas.com.al/