Kreu i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu ka mbetur i vrarë në një atentat mafioz, në një lokal në Sheshin e Flamurit.

Familjarët thyen perimetrin e sigurisë të vendosur nga Policia dhe janë drejtuar për të shpëtuar të afërmin e tyre. Ata kanë shprehur revoltë, kanë bërtitur duke thirrur emrat e autorëve.

Saliu ishte ulur në tavolinën e fundit jashtë lokalit, kur plumbat dalë nga një kallashnikov e kane prekur ne organet jetesore, duke e lene te vdekur ne vend.

Policia njoftoi menjëherë:

Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas: Roland Saliu, drejtor i OSHEE­së dhe  i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave. Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Veritas.com.al/