Ndërhyrja plastike te veshët e dalë (të mëdhenj) ka si synim t’i rregullojë veshët, të cilët janë të zhvendosur shumë nga koka (më shumë se normalja) dhe emërtohet ndërhyrje plastike e rregullimit të veshëve të dalë, ose ndërhyrje plastike e anthelikës (anthelixplastic).

‘’Veshët e mëdhenj dhe të dalë parashikojnë një jetë të gjatë,” thotë një shprehje gjermane. Edhe pse veshët me funksionin e tyre na afrojnë me botën e bukur të tingujve dhe na mundësojnë të ndiejmë dhe të shijojmë muzikën dhe të folurin, vetëm subjektet që kanë veshë të dalë, ose një formë tjetër të keqe të veshëve, i japin rëndësinë e duhur pjesës së jashtme të organit të dëgjimit.

Pjesa më e madhe e subjekteve nuk e dinë se cila është forma e vërtetë e veshëve të tyre, sepse veshët gjenden në një kënd optik të tillë që e bën të vështirë shikimin e tyre edhe në pasqyrë.

Gjithashtu, nga pjesa më e madhe e njerëzve nuk vihet re dallimi i formës midis veshit të majtë dhe atij të djathtë, megjithëse ngjajnë si “vëllezër”, thuajse asnjëherë nuk ngjajnë si “dy vëllezër binjakë”. Shkencëtarët vlerësojnë se forma e secilit vesh është unikale dhe jo  ngjashme me dikë tjetër, në të njëjtën mënyrë siç janë edhe shenjat e gishtërinjve

Veshët e dalë janë një shkak për tallje të vazhdueshme të personave që kanë lindur me këtë problem. Kush nuk i ka dëgjuar shprehje të tilla si: “Ku vete me ato parafango Zisi?”, apo “Si ia bën me ata veshë kur fryn erë?” etj.

Cili është problemi…?

Veshët e dalë janë një çështje trashëgimie dhe vërehen menjëherë pas lindjes së fëmijës. 5% e fëmijëve anembanë botës lindin me veshë të dalë, pavarësisht racës apo zonës gjeografike ku lindin.

Veshët e dalë janë deformimi më i zakonshëm i llapave të veshit. Vendi normal i llapës së veshit në lidhje me kokën formon një kënd rreth 20 gradë, i cili te gratë mund të jetë akoma më i vogël. Kjo nuk ka rëndësi të matet. Një llapë veshi të dalë mund ta vërejë dikush edhe me një shikim të thjeshtë.

Në pjesën më të madhe të rasteve të dy veshët kanë të njëjtën largësi nga koka, por ka raste kur ndodh që njëri të ketë largësi të ndryshme nga tjetri ose kur vetëm njëri vesh është i dalë.

Gjithashtu, dalja e veshit nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit. Forma si dhe vendosja e llapave të veshit nuk ndryshon me kalimin e kohës. Vetëm madhësia rritet.

Εικόνα9Εικόνα10

Fëmijët arrijnë të kenë madhësinë e një veshi të një të rrituri që në moshën gjashtëvjeçare. Kjo madhësi, për pjesën më të madhe të njerëzve, mbetet e njëjtë për të gjithë pjesën tjetër të jetës.

Te disa njerëz të moshës së tretë është e mundur të shfaqet një zmadhim i ri i veshit. Kjo  vjen si rezultat i disa hormoneve të rritjes në organizëm që shkaktojnë edhe rritjen e veshëve. Disa anomali që nga lindja të formës dhe vendit të llapës së veshit rregullohen vetë në mënyrë të kënaqshme me zhvillimin e foshnjës. Por, në qoftë se foshnja ka saktësisht veshë të dalë, atëherë durimi dhe besimi se me kalimin e kohës veshët do të bëhen më të bukur dhe më harmonikë nuk çon asgjëkund.

Llapa e veshit është organi i parë i njeriut që plotësohet dhe stabilizohet në lidhje me formën dhe madhësinë. Kjo është edhe arsyeja, që forma të çuditshme të veshit janë lehtësisht të dallueshme te fëmijët, sepse që nga mosha gjashtëvjeçare janë të dukshme të gjitha deformimet e formës dhe vendosjes së llapës së veshit. Këto forma mbeten të dallueshme gjatë gjithë jetës në rast se nuk rregullohen!

Shënim. Përpjekjet e vazhdueshme prindërve për t’i lidhur veshët e fëmijëve me lidhëse elastike, me leukoplast me kokën, për t’i vënë fëmijët flenë herë mbi një vesh e herë mbi tjetrin, si dhe shumë masa tjera, kanë si qëllim rregullimin e veshëve dalë, nuk mund dhe nuk kanë asnjë rezultat. Fatkeqësisht, këtë mënyrë thjesht sa torturojnë fëmijët dhe i traumatizojnë psikologjikisht, sepse veshi do shkojë përsëri vendin kishte menjëherë pas lindjes.

Shkaku kryesor i veshëve të dalë është mungesa e antelikës në llapën e veshit dhe vetëm ndërhyrja plastike e suksesshme mund t’i rregullojë.

Qëllimi i ndërhyrjes kirurgjikale është të krijojë antelikën, e cila mungon që nga lindja. Me krijimin e antelikës, llapa e veshit pushon së dali dhe veshi merr formën dhe vendin normal     fig.

Shumë njerëz nuk ndihen të prekur psikologjikisht nga kjo gjendje dhe rrjedhimisht nuk e kanë të nevojshme të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale përderisa vendi dhe forma e llapës së veshit nuk ndikojnë në dëgjim. Përveç kësaj, thuajse gjithmonë ky lloj deformimi i veshëve fshihet duke mbajtur një model të caktuar flokësh.

Shënim. rast se deformimi është i shkallës tillë, ndihet dhe ndikon negativisht pamjen dhe gjendjen psikologjike personit, atëherë mendoj se nuk ka asnjë arsye përse mos bëhet një ndërhyrje kirurgjikale.

  • Katër dhjetë pacientë me veshë mëdhenj janë fëmijë moshë shkollore.
  • Gjithashtu, te pacientët e rritur meshkuj kjo është një ndërhyrje shumë e zakonshme.
  • Gratë vendosin me vështirësi dhe moshë relativisht madhe, pasi janë lodhur duke i mbuluar veshët e mëdhenj me flokë.

Zakonisht fëmijët e vegjël nuk shqetësohen shumë nga ky problem. Fëmija e vë re se ka diçka që nuk shkon me veshët e tij në momentin kur bashkëmoshatarët e tij e tallin në lidhje meveshët. Kjo gjë mund të ketë pasoja në jetën emocionale dhe në shëndetin psikik të fëmijës dhe ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.

Prindërit bëjnë veprimin e duhur në lidhje me fëmijët e tyre dhe nuk i lënë fëmijët të rriten me një ndjenjë inferioriteti. Është e udhës që një fëmijë me veshë të dalë të bëjë një ndërhyrje pa shkuar akoma në shkollë fillore, sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Kjo nuk do të thotë që ndërhyrja nuk mund të bëhet edhe në faza të tjera të jetës madhore të njeriut. Por më vonë ndërhyrja është zakonisht e lidhur me më shumë peshë psikologjike, sepse adoleshentët dhe të rriturit shqetësohen më tepër nga ky deformim.

Nga Dr. Kostandin Balloma