Një ditë pas deklaratës së qeverisë “për rritjen e pensioneve”, sot në mëngjes ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike (në opozitë), zoti Lulzim Basha.

Sipas zotit Basha, ky vendim është një tallje e qeverisë me 635 mijë pensionistët e listuar në këtë vendim.

“Edi Rama po fryn me pompë vendimin për indeksimin me 1.6 për qind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë”, deklaroi kryetari i Opozitës.  “Sipas llogarisë, për pensionistët në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në mua”, tha Basha. Ndërkohë që çmimet,  sipas INSTAT-it qeveritar, janë rritur me 4.8% për arsimin, me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është një turp i qeverise në ikje, një masë e pritur me përbuzje’ sipas Bashës.

“Pra një bukë e 100 gram djathë në muaj është bujaria e qeverisë së Edi Ramës” ironizoi kryetari i Partisë Demokratike.

“Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”, tha zoti Rama, duke mbyllur deklaratën.