Kontrata është me afat 5 vite, kur ligji e lejon vetëm 1 vit; ndërsa brenda kontratës ka futur edhe plan ndërtim-biznesin për 12 vite, me të drejtë përsëritje po kaq kohë, shoqëruar me klauzolën e zgjatjes deri 99 vite; por ka “ngatërrur” sasinë e sipërfaqes që i ka dhënë faktikisht, ndërsa qiraja mujore e krejt kontratës është 10 (dhjetë) mijë lekë të reja në muaj

Bëhet fjalë, për Kontratën Enfiteoze Nr. 3681, datë 02.06.2017, lidhur mes kompanisë së sallameve “HAKO shpk” dhe Ministrisë së Kulturës, me objekt: dhënie me qira në zonën arkelogjike Butrinit, për ndërtim objektesh biznesi qebaptore, restorante, hotele e kënde lojërash.

Kjo kontratë, për ta kthyer Butrintin në beton, qepatore e motel; sipas KLSH është shkelje e rëndë ligjore; me përmbajtje, pazar korrupsioni me pronën publike dhe krim ndaj pasurive me trashëgimi kulturore, që mbrohet nga “UNESCO”/ Pamfleti/

VERITAS.COM.AL/