COVID-19  shuan një ikonë të botës së treningut si Otto Baric. Strategu i njohur kroat ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare teksa prej shtatë ditësh ishte i shtruar në një klinike në Kroaci ku po kurohej nga COVID-19. Baric është një figurë e njohur dhe e dashur edhe në Shqipëri teksa për afro një vit, 2006-07 drejtoi edhe ekipin tonë Kombëtare. Baric kujtohet nga tifozët kuqezi si një trajner me shumë personalitet dhe që ndryshoj rrënjësisht filozofinë e ekipet përfaqësues.

Fill pas largimit nga Shqipëria, Baric nuk drejtoi me asnjë ekip. Në të kaluarën ka qenë edhe në krye të përfaqësues Kroate dhe Austrinë. Gjithashtu tekniku kroat ka drejtuar edhe disa klube me emër Rapid Vjenë, Shturm Grac apo edhe Shtutgart në Gjermani.