Shoqata “Planet” ka ndërmarrë nismën për t’ju gjendur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat janë të izoluara për shkak të pandemisë COVID-19.

“Në këto ditë të vështira, të gjithë e kemi për detyrë të kujdesemi për të moshuarit dhe familjarët tanë. Kontributi ynë për këto familje konsiston në pako ushqimore me vlerë € 15.”, njofton Shoqata “Planet” .

Njoftimi i plotë

Të nderuar antarë te shoqatës!

Sot me mijëra familje janë të izoluara për shkak të pandemisë COVID-19 dhe shumë familje në nevojë jetojnë në gjendje tepër të vështire. Ato familje nuk kanë mundësi te sigurojnë dot as minimumin e jetesës.
Në këto ditë te vështira, të gjithë e kemi për detyrë të kujdesemi për të moshuarit dhe familjarët tanë. Shoqata“Planet” ka ndërmarrë nismën për t’ju gjendur pranë këtyre familjeve duke shpërndarë pako ushqimore.
Kontributi ynë për këto familje konsiston në pako ushqimore me vlerë € 15.

https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-familjet-ne-nevoje-covid19?utm_source=customer&utm_medium=copy_link-tip&utm_campaign=p_cp+share-sheet