Dashamir Shehi, kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka hedhur dritë mbi një akuzë që bëri publikisht kryetari i PD, Basha, gjatë një fjalimi në Çadrën e Lirisë. Basha njoftoi se ‘maxhoranca po tenton të blejë pjesëtarë të Opozitës” me qëllim që të komprometojë protestën.

Pasi akuza e Zotit Basha u dëgjua në publik, por pa autor, kryetari i LZHK, Dash Shei- aleat i Bashës në opozitë, deklaroi se ishte ai që i kishin ofruar para.

Nëse mu ofrua kjo shumë, 500 mijë euro- tha Shehi në programin televiziv “Me Rudinën” në Vizion Plus- unë vlej më shumë dhe se do të isha ofenduar me këtë ofertë.

Me këtë rast ai këshilloi kryetarin e opozitës, Basha, se mund të ketë përsëri oferta të tilla, por Basha nuk duhet t’u kushtojë rëndësi.

“Do ta këshilloja Bashën të mos u kushtonte shumë rëndësi këtyre gjërave. Se janë të pavlefshme në gjërat e mëdha. E rëndësishme është që të mbajmë një qëndrim që është konstruktiv dhe rezistent, që t’i japë sinjale palës tjetër që ne do të vetëmbrohemi politikisht. Do të jemi solidarë edhe me skemat që mund të mos jenë shumë të këndshme për qeverinë. Mund të dalim edhe në demonstrata. Në qoftë se t’i i le për shteg tjetrit, vetëm rrugën, kjo ka edhe problemet e veta, sherre e zullume. Unë uroj që të mos ndodhë kurrgjë… Paqja është në të mirë të gjithë Shqipërisë. Është në të mirë edhe të atyre socialistëve që përplasin gjoksin me këtë fushatën gjysmake, që e kuptojnë edhe ata që ka një lloj butaforie të kotë. Përderisa nuk ka kundërshtarë, me kë po bëjnë luftë? Gjykoj që rruga më e mirë është një kompromis, qoftë edhe ekstrem. Do të këshilloja edhe kolegët e mi opozitarë që ndonjë lëshim edhe mund të bëhet, pasi kjo është natyra e kompromisit”, – tha Shehi.

/Veritas.com.al/