Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur para katër netësh tek zona e ish doganës.

Sipas mesazhit që Berishës i ka mbërritur, patrulla Shqiponja ka ndaluar kunatin e ministrit Saimir Tahiri, shtetasin Alban Berisha.

Ky i fundit ka ofenduar policët dhe madje ka dashur të qëllojë me shkop njërin prej tyre.

Por me insistimin e të besuarve të ministrit Tahiri, nuk është bërë shoqërimi në komisariat i kunatit të tij, ndërkohë 7 policnë janë pezulluar dhe proceduar për ndjekje penale. Më poshtë postimi i plotë i Berishës.

Kunati problematik i Saje qorrit ndalohet nga policia per shkelje te ligjit.

-Saje qorri shkarkon dhe procedon per ndjekje penale 7 police per ndalimin e kunatit te tij problematik! sb

“Pershndetje doktor! 4 nete perpara shqiponjat kane ndaluar dhe shoqeruar kunatin e sajmirit, alban berisha, tek ish dogana.

Ka shkuar aty me urgjence Ejvi Robo dhe Genti Ceka. Ju kane thene qe po vijme me porosi te ministrit pasi ai e ka kunat te shoqeruarin alban berisha, por lereni hiqjani prangat, se do meremi ne me kete pune dhe e zgjidhim ne.

Pasi policet e shqiponjave nuk kane dashur ta lirojne por kane dashur ta shoqerojne ne drejtori te lidhur me pranga pasi ai i ka share dhe ofenduar dhe ka dash ti gjuaj nje polici me shkop, menjehere esht vene drejtori Ervin Hodaj ne levizje dhe ne bashkepunim me sh k b -e z.Ben Skendo ka ardhur te arrestoje 4 police.

Kane diskutuar deri vone dhe pastaj i kane proceduar ne gjendje te lire nga sh k b-ja

dhe standartet per shkelje te rende i kane pezulluar nga detyra dhe policet dhe oficerin dhe ladin shefin e shqiponjave plot 7 vet te shqiponjave.

Kane vajtur policet tek Vini ne zyre dhe i kane kerkuar me ngulm te thirrte aty Ejvin Robon

dhe Gent Ceken. Mbas kembenguljes se policeve ka ardhur aty Ejvin Robo dhe ata e kane bere per dy leke ne sy te drejtorit Ladi Laska..shefi i shqiponjave…Shkelzen Metushi oficeri i tyre dhe 5 police te shqiponjave te 7 te pezulluar nga detyra per shkelje te rende dhe proceduar nga sh.k b-ja

Ky ejvin robo esht drejtor i inspektimit te ministrit Tahiri

Ky genti ceka esht shoferi me i besuar i ministrit tahiri”