Disney ka tërhequr një kostum për fëmijë duke promovuar veshjen e  filmit të ardhshëm Moana, pas akuzave mbi përvetësim të vlerave kulturore.

Kostumi, një veshje e gjithë trupit me një lëkurë ngjyrë kafe, sipas tatu-ve tradicionale, me një fund fije bari dhe qafën të zbuluar, prezanton karakterin Maui, i konsideruar si gjysmë-zot, me prejardhje nga Polynesia.

Aktivistët e quajnë “fytyrë- kafe”, ose duke përqeshur kulturën e krijimit të stereotipeve.

Disney ka shprehur keqardhje për çdo fyerje.

“Ekipi që  qëndron pas Moana ka treguar kujdes dhe respekt të madh për kulturën e Ishujve të Pacifikut që frymëzuan filmin, dhe na vjen keq që kostumi Maui ka fyer disa”, tha Disney në një deklaratë.

/Sipas BBC/