(FOTO: Josef Joffe)/

Editor dhe botues i gazetës së majtë Gjermane “Die Velt, Josef Joffe ka thënë se “ vrasja në Shtëpinë e Bardhë” mund të jetë rruga për t’i dhënë fund “Katastrofës Trump”. Ai e tha këtë në një televizion gjerman. (Shiko Video)

Zoti  Joffe  bëri këtë deklaratë në një episod të programit “Presse club” në transmetimin publik ARD.

Një telefonuese femër pyeti panelin nëse ishte e mundur për Amerikanët që të ngrenë një padi kundër presidentit të sapo inauguruar me qëllim që të marrë fund “Katastrofa Trump”, siç tha ajo.

Personi i parë në panel që iu përgjigj telefonueses, ishte Constanze Stelzenmüller, një ish editore e Die Zeit dhe anëtare e Institutit Brookings në Shtetet e Bashkuara. Sajo tha “Nuk ka një shumicë votash të kualifikuar se dy të tretat në Senat që të urdhërojë largimin e Presidentit”, dhe shtoi se “Këto janë pengesa shumë të larta politike dhe ligjore; duhen shumë e shumë gjëra që të ndodhë kjo që thua; jemi shumë larg nga kjo kërkesë”.

Ndërsa zonja Stelzenmüller po fliste, ndërhyri zoti Joffe. Edhe ai ëhstë gjithashtu anëtar i Institutit Hoover në Stanford University. Ai tha në gjermanisht: “Mord im Ëeißen Haus zum Beispiel,” që përkthehet “Vrasje në Shtëpinë e Bardhë, për shembull”.

Breitbart London kontaktoi me Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara porsa i përket këtij komenti. Shërbimi Sekret e konfirmoi për  Breitbart London dhe thanë se janë të vetëdijshëm rreth videos dhe deklaratës që është aty.

Joffe  dhe gazeta e tij kanë qenë mes mediave tradicionale gjermane të përbetuara si anti- Trump. Kryeredaktori i “Die Welt”,  Ulf Poschardt, e cila konsiderohet si ekuivalente me “Times of London”, shkroi e Gjermania mund ta përballojë presidentin Trump duke qenë “më shumë multikulturale” dhe “më shumë gay”; por që pas pak fjalën “gay” e zëvendsëoi me fjalën “krijues” për shkak të përplasjeve on- line.
/Veritas.com.al/

https://youtu.be/xFotHiNKzxQ