Mure me pajisje elektronike, ekranë, mure të bardhë… dhe robotë me costume Chanel: Karl Lagerfeld paraqiti sot, e martë 4 tetor, një koleksion me temën e “teknologjisë intime”, duke përzier inspirime high-tech dhe linzheri chic.

 

Modele, me kokore të bardha që ngjasojnë me robotin humanoid Pepper, hapën sfilatën, të veshur me kostumin emblematik me logon me “dubël C”, në ditën e parafundit të Javës së Modës pariziane.

 

– “Një vizion i botës” –

Krijuesi, sfilatat e të cilit kanë gjithmonë dekore spektakolare -aeroport, kasino, kopshte zen, sallone mode-, ka zgjedhur këtë herë një qendër trajtimi të dhënash, “Data Center Chanel” .

“Nuk është një retrospektivë, është një vision i botës së sotme, ne varemi të gjithë nga kjo, imagjinojeni jetën tuaj pa telefon… hapi i radhës, është inteligjenca artificial dhe robotët”, shpjegon “kaiser”-i i modës.

 

Frymëzimi elektronik materializohet në fustane të lehta dhe me pala me stampime të shndritshme e shumëngjyrëshe, për një efekt psikedeliK. Apo në xhaketa e fustane të gjera me stampime neon.

Por koleksioni bëhet shumë mishtor kur të brendshmet dalin më në pah, me tone rozë dhe ngjyrë mishi, trup dhe fustane delicate prej tantelle.

“Këtë quaj unë +teknologjia intime+”, ka komentuar drejtori artistik pas shfaqjes.

 

Aktoret Lily-Rose Depp, Anna Mouglalis dhe Gaspard Ulliel, maskota të shtëpisë Channel, ishin mes VIP-ave që ndoqën sfilatën, si këngëtarja Courtney Love dhe e bija Frances Bean Cobain, si edhe reperi amerikan Usher.

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2015/08/28/00/2BB3096000000578-3212457-Wee_bit_unique_Day_four_of_NZ_fashion_week_has_concluded_with_Co-a-7_1440719784355.jpg

 

 

https://i.ytimg.com/vi/QDQoAaL9C7Q/maxresdefault.jpg

https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/564x/94/e3/41/94e3412cfd88b27685cd8fab4f21d56c.jpg