Nga: L. Skiro/

Fillimisht nuk po kuptonim pse ancorwoman, Juli Xhakaxhi, e ABC News, u tremb një herë, pastaj afroi dorën te veshi e tha “na falni për fishekzaret”. Emisioni i saj ‘BYRO’ kishte një subjekt që vetëm fishekzare nuk ka më: “Situata në PD”.

Më në fund, modratorja e njohur u detyrua të ndërpresë bisedën, të vinte publicitet derisa të ‘kalonin’ fishekzaret. Ndërsa Klan nuk u kuptua, sepse ‘Stop’ ishte jo ‘Live”.

Programet në ABC dhe në Klan i shurdhuan fishekzaret e festës së 10 vjetorit të Televizionit Ora Neës.

Duhet të jetë rasti i rrallë ose i vetëm në botë kur festa e njërit televizion zhurmon dhe ndërpret emisionet e një televizioni tjetër. Klan, Ora Neës, ABC dhe Chanel One ndodhen në të njëjtën hapësirë, në Kinostudio, i ndajnë vetëm disa mure dhe bodyguardët e shumtë.

Por duhet të jetë shuymë e rrallë në botën e qytetëruar që televiozionet festojnë me këtë eksitim dhe me ‘dasma’ ku hahet e pihet, përvjetorët shumë të rinj të bizneseve të tyre.

Ndoshta shkolla e gazetarisë do ta etiketojë këtë që po ndodh.

Kur mbaruan fishekzaret, në ekranin e Ora News u panë presidneti i repunlikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Basha, që festonin me shampanjë dhe me tortë. Festa u mbyll me poezinë- himn: “Ne jemi torta”.

Me sa duket Ora News nuk do të ketë më si logo : “Jemi të parët për lajmin e fundit”, por “Ne jemi torta”

Veritas.com.al/