Nga: Monsinjor Zef Oroshi”

Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, të cilët kanë botuar shkrimin e takimit të Monsinjor Zef Oroshit me Fishtën në Romë, në vitin 1939, ku vetë At Gjergj Fishta konfirmon:- “se është nga Mirdita, e trojet e të parëve nuk i ka shit, as nuk i ka fal”.

Intervistë nga Monsinjor Zef Oroshi:

– At Gjergj Fishtën në Romë në vitin 1939, i cili deklaron origjinën nga Mirdita dhe Kol Pacin, në Domgjon të Mirditës, në vitin 1941, i cili deklaron dhe konfirmon të njëjtën dëshmi me Fishtën. Kol Paci ishte më i moshuari gjakut të familjes të origjinës të Fishtës në Domgjon, kur u intervistua në vitin 1941, prandaj Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës, Kol Pacin në shkrimin e tij. Shkrim i botuar në “Shêjzat” Romë, nen drejtimin e Prof. Ernest Koliqi, Dr. Martin Camaj, dhe P. Danjel Gjeçaj, të cilët ishin të gjithë miq të ngushtë me Monsinjor Zef Oroshin dhe promovuesit më të mëdhenj në atë kohë, të veprës dhe imazhit të At Gjergj Fishtës, disa prej të cilëve e kanë njohur dhe bashkëpunuar nga afër me Fishtën.

MONSINJOR ZEF OROSHI SHKRUAN: KUR I TREGOVA FISHTES SE ISHA NGA MIRDITA: -“EDHE UNË NGA AI VEND JAM-THA-FISHTA-E TROJET E TË PARËVE, NUK I KAM SHITË AS FALË”. (1939) Të njëjtën dëshmi me At Gjergj Fishtën në vitin 1939, jep para Monsinjor Zef Oroshit edhe plaku i urtë dhe i mençur gjaku i familjes të origjinës të Fishtës, Kol Paci në Domgjon të Mirditës në vitin 1941, ku Monsj. Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës Kol Pacin në shkrimin e tij, që e boton në revistën “Shêjzat” në Romë: “FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME, TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË” -E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË”. (1941) -Si më poshtë vijon dëshmia e plotë e Kol Pacit para Monsnj. Zef Oroshit, në vitin 1941, botuar në “Shêjzat” Romë, ku Zef Oroshi shkon dhe e takon në Domgjon Kol Pacin, në prezencë të Dom Nikoll Lulit, i cili shërbente në atë kohë pranë kishës të Domgjonit dhe kishës së Sh’markut në krahinën e Fanit në Mirditë. -«Fisi i im-tha- Kol Paci- u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». -“FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME,(bëhet fjalë per gjyshin e Fishtes, Simon Ndoc Paci, me kushririn e tij) – TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË (ranë në Fishtë, për fushim e ushqim për bagtitë, shkaku i dimrit të acartë që mbante në Domgjon). -DISA VJET ERDHNE PËR VERIME, POR DIKUR E KEPUTNE.

(Disa vite gjatë verës, erdhi nga Fishta në Domgjon, gjyshi i Fishtës Simmon Ndoc Paci dhe familjarët e tij, por mbas disa viteve e këputen vatjen në Domgjon, shkaku i largësisë dhe vështërsive të asaj kohe). -VETEM NË ASA KOHË E MË SOT KEMI MBETË TË NDAMË, PA PLEQ E PA PLEQNI, (Gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, me familjaret e tij, nuk e ndanë gjakun as nuk ndan tokat e pronat, me gjakun e tyre në Domgjon, as me kanun dhe as me pleq apo pleqni, por i ndanë vështërsitë dhe problematikat e shumta në ato vite). -E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË” bëhet fjalë për trojet e vjetra në Domgjon të Mirditës, ku ka lindur gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci, i cili u largu nga Domgjoni drejt Zadrimës në vitin 1800, së bashku me kushëririn e tij Llesh Paci, fillimisht ngritën stane në Zadrimë ku u vendosen për fushim për bagëtitë ku klima ishte më e butë, shkaku i dimrit të acartë, që mbante në ato vite në Domgjon, por pastaj u vendosen përfundimisht në Fishtë të Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon të Mirditës, as nuk i falen dhe as nuk i shiten. Pasi u vendosen në Zadrimë, gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci dhe kushërinjtë e tij disa vite në çdo pranvere e verë në shkuan Domgjon, te kulla e tyre, ku punonin dhe merrnin prodhim nga toka e tyre, që ishte dhe është një nga tokat me pjellore në Domgjon, por disa vite më vonë shkaku i largësisë dhe vështërsive të kohës u kufizuan lëvizjet Fishtë-Domgjon, por përsëri gjyshi i Fishtës dhe familjaret e tij, nuk i falen as nuk i shiten, pronat në Domgjon, por ja lan në mbikëqyrje kullën, dhe token, gjakut të tyre të familjes Paci në Domgjon të Mirditës, të cilët kishin të drejtë dhe amanet që ta punonin tokën e tyre, po jo ta shisnin apo ta falnin.

Familja Paci në Domgjon të Mirditës e ruajti me fanatizëm plot dy shekuj amanetin e gjakut të tyre në Fishtë të Zadrimës, dhe nuk i shiten as nuk i falen, trojet e tyre të origjinës. Në vendorigjinen e Gjergj Fishtës në Domgjon të Mirditës, sot e asaj dite janë të paprekura trojet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, pra kan kaluar 219 vite nga viti 1800, nga dita kur gjyshi i Gjergj Fishtës, Simon Ndoc Paci dhe kushëriri i tij Llesh Paci, u larguan nga Domgjoni drejt Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon, janë të ruajtura me fanatizëm të paprekura, që nga themelet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, e deri tek toka e tyre, e cila është e njëjtë siç e kan lënë para 219 viteve, e pa transformuar dhe e patjetërsuar. Trojet ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, janë të shtrira në vendin më të mirë në Domgjon të Mirdites, rrëzë gurrës shekullore të Domgjonit dhe rrëzë malit madhështor të Munelles.

-Kol Paci, është i njohur nga komuniteti në Domgjon dhe krahinën e Fanit për urtësinë dhe mençurinë e tij, ka akoma pleq që e mbajnë mend, sepse ndërroi jetë në moshë të madhe, në vitin 1951.

–Kol Paci ishte patriot e atdhetar i shquar dhe emri i tij me foto e përshkrim, ka qenë shumë vite në muzeun e Lezhës dhe në Muzeun e Domgjonit në Mirditë. Domgjoni i Mirditës, ka qenë ndër fshatrat e para në Shqipëri, që ka pasur muze të ndërtuar që në vitin 1973, nga nipi i Kol Pacit, historiani i shquar Mark Paci, i cili ka themeluar 5 (pese) muze, në Mirditë dhe Kukës dhe ka mbajtur lidhjet e gjakut me gjakun e Fishtës ne Zadrimë, në vitet e diktaturës kur dënoheshe po të promovoje veprat e Fishtës dhe po të deklaroje se je gjaku i tij. -Nipi i Kol Pacit, historiani Mark Paci lexonte veprat e Fishtës dhe mbante lidhjet e gjakut me familjaret e tij në Fishtë, përmes stërnipit të Fishtës Nik Toma, i cili ishte rapsodi i parë në Zadrimë dhe themeluesi i 5 (pesë), qendrave kulturore. -Pra është geni familjar i trashëguar i inteligjencës të familjes Paci, që do shquhen ndër vite e shekuj për kontributin e tyre historik e kulturor. Familja Paci është shquar për bujari, humanizëm, besë, trimëri, atdhetarizëm dhe për intelektualet e lindur në gen.

–Kol Paci është axha i babës së atdhetarit Besnik Paci, i cili sot është kontribues i madh nga gjaku i Gjergj Fishtës, që po lobon dhe po i prinë nismave, për promovimin e imazhit të Fishtës, që nga Mirdita, Zadrima, Kosova dhe mbarë shqiptarinë e diasporën shqiptare, deri në New York SHBA, për ndërtimin e muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes në Fishtë të Zadrimës dhe ndërtimit e shtatores së Fishtës në vendorigjinë, në Domgjon të Mirditës, dhe në kryeqytetet shqiptare Tiranë, Prishtinë e deri në New York SHBA, në krah të historianit Paulin Zefi dhe mbarë atdhetareve nga mbarë trevat e diaspora. -Besnik Paci është zë i fuqishëm i gjakut të Fishtës, për domosdoshmërinë e ndërtimit të Muzeut të Fishtës, në trojet e e kullës ku lindi At Gjergji i Kombit, në Fishtë të Zadrimës, troje që fatkeqësisht janë përfituar padrejtësisht, me anë të mashtrimit e falsifikimit, nga një familje në Zadrimë, që vite pengojnë ndërtimin e Muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes. -I ati i Besnik Pacit, Frrok Paci, nip i Kol Pacit, ka mbajtur lidhjet e vjetra me gjakun e tij në Fishtë, deri në momentet e fundit të jetës të tij, përmes nipit te Gjergj Fishtës, Lazerit të Ndue Lekes (gjyshi i Lazerit është vëllai i At Gjergj Fishtes, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit).

SHKRIMI I PLOTË I MONSINJOR ZEF OROSHIT “TUE PËRKUJTUE FISHTËN” BOTUAR NË ROMĒ, NË REVISTEN “SHEJZAT”.

*Më poshtë vijon shkrimi i Mons. Zef Oroshit, në revistën “Shêjzat”, 1-2, Romë, 1962, f.21. “Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi.

Të dashtunit Prof. Ernest Koliqi, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj.

“Dishroj të ju falnderoj për grishjen dhe për shënimin e emnit tim në Komitetin e nderit me rasën e «Perkujtimit» të Poetit tanë Kombtar, At Gjergj Fishtës, në nandëdhetëvjetoren e lindjes së Ti. Më vjen keq që, marrë me udhtimet e misjonit tim, herë me fryt e herë pa fryt, nuk paçë mundësijë m’u a ndihmue nji fyshek në këte punë kaq shëjte, patriotike e, ma së forti, kaq antikomuniste. At Fishten e kam njoftë qyshë i vogel, por me komunikue shpirtnisht me të më ra, shpesh, vetem në vjetin 1939 kur u gjet per do kohë në Kolegjen e Shën Antonit, në via Merulana, në Romë. Ishe edhe un student në Romë e shkoshe shpesh m’e pa. Aty më dhuroi të gjitha vepra e tija çka kishte me vedi, me autografe.

Ndër të tjerat edhe në «Gomari i Babatasit», pjesë II, botue nder ato ditë, ku shtoi me dorë të vet vjerrshat qe, per rrethana të ndryshme, botuesat i kishin lanë jashtë, me rreshta pikash. Tue shkrue, më kujtohet se tregoi njifarë shqetsimi kundra sish, sepse nuk e kishin lanë si ishte dorëshkrimi. Kur i tregova se ishe nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç. Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë.( Marrë nga Pirusti)/

VERITAS.COM.AL/