LONDER (Reuters) – Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani janë rritur me 6,082 në 24 orët e fundit, një rënie e vogël nga një ditë më parë, sipas të dhënave nga Instituti qeveritar Robert Koch (RKI) të Shtunën.

Ulja e raportuar në rastet e reja ditore, të cilat ishin ulur nga 6,174 raste të reja një ditë më parë, mund të ishte një shenjë se shkalla e infeksionit po fillon të nivelohet,por qeveria paralajmëroi se ishte shumë herët për të identifikuar një trend.

Gjermania tani ka 85,778 raste, më shumë nga 79.696 infektime që kish të premten,me nivelin më të lartë të infeksioneve në Bavari, sipas statistikave të RKI. Vdekjet janë rritur në 1.158, tha RKI, nga 1.017 të premten.

Lothar Wieler, presidenti i RKI tha të premten vonë se shkalla e infeksioneve të reja ishte vendosur nën kontroll falë masave më gjithëpërfshirëse për t’i ndaluar njerëzit të mblidhen në publik ose në punë.

Kancelarja Angela Merkel tha që bllokimi kombëtar mund të shtrihet përtej Pashkëve, por që shifrat e reja dhanë shkak për “shpresë shumë të kujdesshme”.

“Rritja e rasteve të reja të konfirmuara po shkon pak më ngadalë se disa ditë më parë,” shtoi ajo. “Por është përfundimisht shumë herët për të identifikuar një prirje dhe për këtë arsye është gjithashtu shumë herët për të lehtësuar disa prej rregullave të rrepta që kemi vendosur për vete.”

16 shtetet e Gjermanisë kanë rënë dakord të ruajnë frenimin e lëvizjes deri më 19 Prill.

VERITAS.COM.AL/