( Hëna e pergjakur e parë nga Hechingen- Gjermani)

Nga: Victoria Gill

Korrespondent shkencor i BBC News/

Pasionantët e qiellit në gjithë botën u bënë dëshmitarë të eklipsit të “hënës së përgjaktë“ më të gjatë të shekullit 21.

Teksa hëna po ngjitej gjatë eklipsit të plotë, satelitët natyralë të Tokës nisën të duken të kuq ose të kuqërremtë.

Komplet periudha, ku drita nga Hëna ishte tërësisht e errësuar, zgjati një orë e 43 minuta.

Të paktën pjesë të eklipsit ishin të shikueshme nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia dhe pjesa më e madhe e Azisë dhe e Amerikës së Jugut.

The blood moon rises behind the Saentis (2502m) Alpstein, Canton of Appenzell, Switzerland,

( Hëna e parë mga Alpet e Zvicrës)/

"Blood moon" eclipse in Kuala Lumpur

… në Kuala Lumpur/

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku moti e lejonte, Hëna mund të dukej tek po bëhej e kuqe- gjithë eklipsi nga Toka- nga momenti kur u ngjit në ora 21: 00 deri në 22:15 BST.

Gjatë ditëve të ardhshme, Marsi do të jetë në pikën më të afërt të Tokës që nga viti 2003- i dukshëm si një “yll i ndritur i kuq” kur qielli është i pastër.

Pse eklipsi zgjati kaq shumë?

Hëna kaloi përmes qendrës së hijes së Tokës nëpër pikën më të gjerë të hijes.

“Ky ishte ekslipsi më i gjatë hënor që mund të ekzistojë”, tha prof. Prof Tim O’Brien, një astrofizikan i Univesriteteit të Manchester.

Ai koincidoi jo vetëm me afrimin më të ngushtë të Marsit, por me atë që e përshkruajnë si “vargan i planetëve”- një vijëzim i fqinjëve qiellor që sjellin në Tokë pamjet e mahnitshme të planetëve Venus, Jupiter, Saturn dhe Mars.

The blood moon beside a statue of ancient Greek goddess Hera and god Apollo in Athens

( Hëna e parë përkrah perendeshes Hera dhe zotit Apollo të Athinës)/ 

Për shkak se Hëna është shumë larg nga Toka- orbita e saj hyn në eklips, kështu që ajo lëviz më afër dhe duket herë  më e madhe dhe herë më e vogël nga Toka.

Marsi mund dallohet si yll i kuq i shndritshëm pikërisht poshtë Hënës.

The lunar eclipse and Mars viewed from Spain

( Marsi, si shihej mbrëmë në qiell)/

“Në çdo dy vjet, afërsisht, Toka kapërcen Marsin nga brenda orbitës së Diellit; dh kështu Marsi është më i afërti për ne”, tha Prof O’Brien.

“Dhe për shkak të formës ekliptikore të orbitës, ai është madje edhe më afër se normalisht”.

Ku ishte i dallueshëm eklipsi?

Atje ku qielli ishte pa re, spektakli ishte i dukshëm në të gjithë botën, me përjashtim të Amerikës së Veriut. Eklipsi filloi në momentin kur Hëna nisi të ngrihet e kuqe mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi Europën Lindore.

Në Mbretërinë e Bashkuar nevojitej që në jug- lindje të ishte i pastër kur po ngjitej Hëna, me qëllim që të dukej më mirë eklipsi.

Pamja më e mirë- nëse do ta lejonte moti- ishte në gjithë Europën Lindore, Qendrore; në Afrikën lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe në Azinë Jug- Lindore- nga ku gjithë eklipsi ishte i dukshëm.

Blood Moon

( Hëna e parë në Abu Dabi)/

Kështu, nga Mbretëria  e Bashkuar dhe Europa, jug- lindja ishte vendi ku mund të dukej Hëna duke u ngjitur drejt eklipsit me planetin Mars të shëndritshëm në të kuq poshtë saj. Jupiteri mund të shikohej në pjesën jugore të qiellit dhe Venusi në perëndim.

Dr Emily Brunsden, drejtor i Universitetit të ‘York’s Astrocampus,’shroi se ky eklips ishte një “mikro hënë e përgjaktë’.

“Hëna ishte herë pas here më e vogël se zakonisht”.

Veritas.com.al/