Edhe pse ish-futbollisti Indrit Fortuzi është arratisur nga Shqipëria bashkë me familjen, ndaj kompanisë së bashkëshortes së tij vijojnë të bëhen kallëzime në polici për mashtrime me biletat. Rasti më i fundit është ai i një qytetari me iniciale A.SH, i cili denoncon se më 9 tetor 2015 kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali, por kur kishte shkuar në aeroportin e Rinasit, ishte anuluar.
Po gjatë kësaj jave, çifti Fortuzi është denoncuar edhe nga dy persona të tjerë për të njëjtën akuzë, pasi janë mashtruar nga kompania e tyre “Just Travel”. Mashtrimi nga kompania e bashkëshortes së Indrit Fortuzit u zbulua një javë më parë, pasi një 20-vjeçar me iniciale XH.Ç bëri kallëzim në polici se kishte blerë 4 bileta që kushtonin 1200 Euro. Pas kësaj, Indrit dhe Junida Fortuzi u larguan nga Shqipëria, rreth 10 ditë më parë.