KURT ZINDULKA, Breitbart News

Autoritetet italiane paralajmëruan se njerëzit që tregojnë shenja të koronavirusit dhe të cilët refuzojnë të vetë-karantinohen mund të përballen me akuza për vrasje nëse infektojnë për vdekje një person tjetër.

Italianët që demonstrojnë simptoma të lidhura me COVID-19, të tilla si ethe, kollë ose shenja të tjera të sëmundjes, dhe refuzojnë të izolohen nga komuniteti, rrezikojnë të ndiqen penalisht për shkaktimin e lëndimit.

Nëse si rezultat i një personi që shkel karantinën, një i moshuar ose një person në rrezik infektohet me virusin dhe vdes, përhapësi i virusit mund të përballet me akuza për vrasje me dashje me një dënim minimal prej 21 vjet burg, sipas gazetes Italiane Il Sole 24 Ore.

Dënimi mund të aplikohet edhe për ata që vazhdojnë të shoqërohen, pasi janë bërë të vetëdijshëm se ata kishin kontakte me një pacient të konfirmuar me koronavirus.

Ata që gënjejnë zyrtarët publikë për nevojën e tyre për të udhëtuar gjatë mbylljes mund të përballen midis një dhe gjashtë vjet pas hekurave. Kushdo që shkel kufizimet e udhëtimit – që përfshin plotësimin e një formulari qeveritar për lënien e shtëpisë se tyre – do të përballet me tre muaj burg dhe gjobë deri në 206 €.

Akuzat penale për përhapjen e koronavirusit në vend do të ndjekin të njëjtin parim në lidhje me transmetimin me dashje të viruseve të imunitetit të ulët të njeriut (HIV).

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të Mërkurën, Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se “efektet e këtyre masave do të shihen brenda dy javësh, kështu që rastet mund të rriten ende në ditët e ardhshme”, raporton Bloomberg.

Përhapja e virusit ka vendosur një shtrengim të konsiderueshem në sistemin e kujdesit shëndetësor në Itali, me mjekët që thonë se ata kanë filluar racionimin e kujdesit për pacientët me koronavirus më të vjetër në favor të trajtimit të të rinjve.

“Nëse dikush midis 80 dhe 95 vjec ka vështirësi serioze në frymëmarrje, ju me siguri nuk do të procedoni,” tha Christian Salaroli, një anestezist në një spital të Bergamos.

VERITAS.COM.AL