SARANDE- Ky që ka ankoruar sot në Sarandë, padyshim ai mund të konsiderohet si një nga jahtet më të mëdhenj në botë. Bëhet fjalë për Sailing Yacht A, i cili ka ankoruar në portin e Sarandës.

“BalkanWeb” ka siguruar disa foto nga super jahti, teksa zbarkon në territorin tonë, ndërsa nuk dihet se kush udhëton me te. Burimet thanë se jahti do furnizohet me 850.000 litra nafte.

Në video është momenti ku shihet se si një numër i madh autobotesh qëndrojnë në anë të rrugës në Sarandë, ndërsa presin që të furnizojmë mjetin e lundrimit me karburant.

Përshtypje për vizitën e jahtit në Sarandë i ka bërë edhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram ka publikuar edhe video ku shfaqet jahti. “Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë.

Jahti lundrues është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë. Po ashtu thuhet se jahti është 91 metër i lartë. Sakaq, nuk dihet nëse vizitorët do të qëndrojnë në Sarandë, apo do të vijojnë udhëtimin e tyre përmes detit.

Veritas.com.al/