Nga: Melania Rizzoli

Një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë ndihmon në parandalimin dhe luftimin e tumoreve të zorrëve. Për të provuar se është një studim i mbështetur nga AIRC (Shoqata Italiane për Kërkimin e Kancerit) dhe e kryer në Universitetin ‘Aldo Moro’ të Barit, botuar në revistën Gastroenterology, e cila vërteton se si vaji i ullirit, i pasur me acid oleik , një substancë e aftë për të rregulluar përhapjen e qelizave, është e dobishme për shuarjen e inflamacionit të zorrëve përgjegjës për zhvillimin e kancerit.

Një enzimë e pranishme në epitelin e zorrës së trashë, në fakt e quajtur Scd1, qe funksionon si rregullator kryesor i prodhimit të acidit oleik në trupin tonë, aktivizohet jashtëzakonisht me një dietë të pasuruar me këtë përbërës të çmuar, duke minimizuar të gjitha ato phlogosis të zorrës të identifikuara si përgjegjëse për formimin e polipeve beninje dhe malinje. Kërkuesit, në mënyrë që të konfirmojnë këtë kërkim te tyrin të rëndësishëm, kanë çaktivizuar gjenin që kodon enzimen Scd1, duke treguar se në mungesë të acidit oleik në dietë, asistohet së pari shfaqja e inflamacionit të zorrës dhe më pas zhvillimi i tumoreve spontane në zorrë, ndërsa duke shtuar acidin oleik, fiziologjia normale e zorrëve restaurohet me një reduktim drastik të phlogosisit, dhe mbrojtjen konsekuente kundër formacioneve tumorale.

ACIDI OLEIK – Acidi oleik është përbërësi më i bollshëm në shumicën e vajrave vegjetale, sidomos në ate te ullirit, i cili, për t’u konsideruar si ekstra-i virgjër, duhet të ketë një përqindje të kësaj substance të lirë jo më të madhe se 0.8% te peshës totale, por acidi oleik është gjithashtu një komponent themelor i strukturave të rëndësishme biologjike, të tilla si membranat qelizore dhe lipo-proteinat.

Të dhënat e regjistruara në këtë kërkim janë të pashembullta, sepse kurre nuk është hetuar kaq thelle veprimi antiinflamator intestinal i molekulës oleike, konsideruar themelore sepse sintetizon nga vete organizmi ynë pikërisht për të krijuar një barrierë që bllokon inflamacionin e qelizave të zorrëve, dhe rrjedhimisht parandalon kancerin. Jo vetëm këtë. Nga rezultatet shkencore të këtij studimi, sot konsumi i vajit të ullirit ekstra-te virgjër është gjithashtu i rekomanduar në rastet e pacientëve që kanë një predispozicion familjar ndaj neoplazise të zorrës së trashë, si dhe për ata që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it ose rektum-koliti ulceroz, dy sëmundje phlogistike të zorrës,me rrezik të lartë për te degjeneruar në malinjitet.

ZBULIMI – Kerkuesit e Poliklinikes se Barit, për të vërtetuar studimin e tyre, kanë përfshirë grupe shkencëtarësh amerikanë, të Toulouses (Francë) dhe Kembrixhit (Angli), dhe të gjithë laboratorët kane konfirmuar këto përfundime, duke e kurorëzuar vajin ekstra të virgjër te ullirit si princ i dietës së Mesdheut dhe shëndetit të zorrës se trashe, duke theksuar, jo rastësisht, se pikerisht ne tavolinat e Pulias efekti i neoplazisë kolike është më i ulët se ai kombëtar dhe se mesatarja e jetëgjatësisë tejkalon moshën 84 vjeç.

Pra, një lugë gjelle vaj ulliri në drekë dhe një në darkë (përveç asaj që përdoret për të gatuar ushqimet), janë të mjaftueshme për të parandaluar dhe mbrojtur nga kanceri i zorrës së trashë dhe është absolutisht e gabuar të dëbohet nga pjatat tona për arsye dietetike ose për tu dobësuar, sepse, pavarësisht se është një element kalorik, është gjithmonë më mirë të kesh gjysmë kilogram më shumë peshë në ije sesa gjysmë kilogram tumor në bark.

nga Melania Rizzoli