-Atentatori, ndërsa shkonte për të kryer masakrën në xhaminë e Zeland së Re, dëgjonte një këngë nacionaliste serbe të njohur si ” Remove Kebab”-

Nga: Renato Zuccheri /

Brenton Tarrant, 28-vjeçari terrorist i cili kreu masakrën ne xhamitë në Zelandën e Re, dëgjonte një këngë shumë të veçantë ndërsa shkonte me makine në vendin e masakrës.

Në video, para masakrës, dëgjohet Tarrant ndersa dëgjon dhe këndon “Remove Kebab” një këngë nacionaliste serbe.

Kënga këndon për “zgjimin e Ustashia-s“, grupit fashist kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në tekst, lexohet edhe një thirrje në drejtim te Radovan Karaxhiçit, kriminelit të luftës jugosllave dhe president i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të dërguar “serbët e tij” dhe te beje “të shohin të gjithë se nuk kanë frikë nga askush “.Dhe thërritën  edhe ujqërit e Vucjak-ut, paraushtarakët serbë që luftuan në Kroaci: “Luftojmë për Serbët, për lirinë e dashur”.

Siç shpjegon Huffington Post, sipas faqes së hetimeve Bellingcit, kënga “e ka prejardhjen nga një video muzikore e propagandës e realizuar nga ushtarët e ushtrisë serbe si një tribut ndaj kriminelit të luftës Karadžić”. Dhe jo rastësisht, ndërmjet te shkruarave të ndryshme të vendosura mbi pushkën e Tarrant-it, ishte printuar edhe fraza ” Remove Kebab”. Një sinjal akoma edhe më i qartë se si terroristi neozelandez e kishte midis miteve të tij edhe atë të Serbisë gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

VERITAS.COM.AL/