Një lajm i trishtë vjen nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19.

Pak ditë më parë Prodani e ka dhënë vetë lajmin për infektimin e tij, me një postim në Facebook, ku shkruante se kjo flamë e keqe (virusi) ka marrë shumë miq e të afërm.

“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi””, shkruante Prodani, i cili fatkeqësisht nuk e fitoi dot as vetë betejën me Covid.

Kujtim Prodani është autor i 57 tesksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani mori pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai ishte djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.