“Pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament, duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta. Njëri prej tyre mbante një këllëf pistolete”, shkruan BILD.

Disa shqiptarë të armatosur hynë në Bundestagun(Parlamentin) gjerman dhe u takuan me deputetë të partisë AFD

Kjo ngjarje ka revoltuar deputetët dhe politikanët e tjerë gjermanë, përse këta biznesmenë duhet të shkojnë në Parlament me truproja të armatosur.

“Cili sipërmarrës në Gjermani ka nevojë për truproja”, tha deputeti Franz-Josef Wiese.

Kurse politikani tjetër Steffen Koniger u shpreh: “Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare”.

Gazeta gjermane “BILD”, në një artikull të saj shkruan se disa shqiptarë të armatosur hynë në Bundestagun(Parlamentin) gjerman dhe u takuan me deputetë të partisë AFD.

Sipas BILD, në mbledhje mbërritën “5 biznesmenë shqiptarë” me truproja të armatosura. Ky fakt bëri bujë pasi në Bundestagun gjerman ligji ndalon armët.

Deputetët kanë kërkuar që të dinë se cilët ishin këta shqiptarë me kostume të zeza që zhvilluan takim në Bundestag me deputetë të partisë AFD