“Është historike për Kosovën! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike, dhe është e artë!”, shkruan në faqen e ‘BBC’ në ‘Twitter’

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë dhe fitorja e saj i ka pushtuar mediat kryesore botërore, shkruan albinfo.ch.

“Është historike për Kosovën! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike, dhe është e artë!”, shkruan në faqen e ‘BBC’ në ‘Twitter’.

“Majlinda Kelmendi ia ka fituar Kosovës medaljen e parë të artë…”, raporton The Guardian.

“Xhudo: Kelmendi siguron që të bëhet medalistja e parë e Kosovës”, është titulli i ‘Reuters’.

‘Reuters’ ka treguar rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtuar se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuan zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive.

Për suksesin e Kelmendit ka shkruar edhe BBC, që ka postuar një fotografi të Majlindës duke shkruar “Ai momenti kur fiton medaljen e parë të shtetit”

Por, edhe mediat tjera të fuqishme botërore si ‘CNN’, ‘Gazeta Dello Sport’, ‘Blick’, e shumë të tjera kanë shkruar për suksesin historik të Kosovës dhe në veçanti të Majlindës.