Tre deputetë abstenuan kërkesën e Partisë Demokratike për ti hequr mandatin deputetes Valetina Leskaj. Me 72 vota kundër, 40 pro, Kuvendi e rrëzoi kërkesën e PD-së që Leskajt ti ndërpritej mandati.Por kush ishin tre deputetë që abstenuan kërkesën e bërë nga demokratët, me arsyetimin e konfliktit të interesit të Leskajt, me bizneset e djemve të saj.
Njëri vjen pikërisht nga radhët e demokratëve. Është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deputet i ardhur në listën e PD-së në Tiranë.
E dyta është vetë deputetja Valentina Leskaj, e cila ka abstenuar kërkesën për veten e saj.
Ndërsa deputeti i tretë është socialisti Anastas Angjeli, i cili nuk ka votuar as pro, as kundër.